Ledjona për Luizin: Më ka bërë bllok!
E ftuar në ‘Top Albania Radio’ ka qenë gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj dhe në të njëjtën kohë një nga personazhet më të komentuara në rrjet për sa kohë ishte pjesë e formatit të ‘BBV3’.
Sakaq gjatë intervistës së saj, Ledjona ka zbuluar një detaj që ndoshta ne nuk e kemi ditur më herët.
Duke i uruar çiftit për ardhjen në jetë të vajzës, Ledjona shprehet se Luizi i ka bërë bllok dhe nuk di asgjë pse kjo mund të ketë ndodhur.
“Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i urojmë jetë të gjatë vajzës. Ka qenë një pyetësor në Instagram-in tim dhe jam pyetur për Luizin dhe faktikisht nuk më dilte që ti bëja tag dhe thash më ka bërë bllok. Nuk e di pse Luizi sepse unë e kam vlerësuar. Se di çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri…”- shprehet Ledjona.