Ledri dhe Dafina rikthehen pas shumë vitesh me një bashkëpunim të ri, publikohet kënga “Aman”

Pas shumë vitesh, më në fund këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi Ledri Vula u rikthyen me një bashkëpunim të ri.

Ato publikuan videoklipin më të ri, të titulluar “Aman”, në bashkëpunim dhe me reperin Lumi B.

Në fakt, si Dafina ashtu edhe Ledri kanë njoftuar fansat për videoklipin e ri disa ditë përpara përmes një postimi në rrjetin Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plot ritëm dhe me ngjyra, kënga pritet të bëhet hiti më i nxehtë i verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Aman” që është pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares “Dafinë moj”, është prodhuar nga Deard Sylejmani, për tekstin dhe melodinë e saj janë kujdesur Dafina, Ledri dhe Lumi, derisa videoklipi është realizuar nga “Entermedia”.

Duket se këngëtarja dhe reperët janë argëtuar shumë gjatë realizimit të videoklipit, në të cilin Dafina Zeqiri vjen mjaft e veçantë dhe tërheqëse.

Publikut i mbetet ta shijojë këngën e cila tashmë është publikuar në platformën muzikore YouTube.

Dafina Zeqiri ft Ledri Vula x Lumi B - Aman

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?