Ledri Vula prezanton të dashurën (FOTO)
Para pak çastesh, Ledri Vula postoi konfirmoi romancën disavjeçare me Sara Hoxhën ku tjetër veçse në Instagram. Reperi postoi foton e mëposhtme me një zemër në përshkrim. Zyrtarisht, Ledri s’është më beqari më i lakmuar në qytet. I përket tjetërkujt. Ledri dhe Sara, sipas të dhënave tona, kanë të paktën dy vite bashkë, por njihen prej katër. Për herë të parë i pamë bashkë në dasmën e Arbër Gjikollit, ku u filmuan teksa kërcenin pranë e pranë. Midis urimeve të shumta në komente, pati dhe nga ata që vunë në dukje faktin që është 1 prill, por kjo s’ndryshon asgjë; e kemi ditur me kohë se jeni bashkë. Urime!
https://www.instagram.com/p/B-ciSnXhbom/?utm_source=ig_embed