Ledri Vula së shpejti baba për herë të parë
Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti ka zgjedhur të mos e bëjë publik lajmin e ëmbël, por mësohet se Sara është në muajt e parë të shtatëzanisë.
Dyshja është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, por vetëm në muajin Prill Ledri vendosi të thyejë heshtjen, duke pranuan publikisht se janë bashkë. Pak ditë më parë, Sara festoi ditëlindjen dhe reperi e uroi në mënyrën më të ëmbël.
“E rujm njëri-tjetrin si ujin e pijshëm si me jetu veç na dy në një ishull. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi reperi, krahas fotos së publikuar në Instastory, ku dyshja shfaqet të kapur dorë për dore.
/abcnews.al