Lela e habitur me distancimin e Anës: Nëse ka diçka…
Dinamikat në ”Big Brother Kosova Vip 3”, janë të forta. Lela ka diskutuar me Burimin pasi mbrëmë bashkë me Anën dolën si më pak të preferuara e publikut dhe automatikisht të dyja shkuan në nominim.
Por në bisedë Lela shfaqet e habitur me distancimin e Anës që pas përfundimit të spektaklit.
“Nëse ke diçka me mua pse nuk vjen e ma thua. Nëse kam fol keq a kam bë diçka duhet me ardh e me fol me mu. Javën e kaluar kur ka dalë si më pak e preferuar, i kam thënë që të mos dorëzohet dhe të vazhdojë ndërsa dje Ana nuk ka ardh tek unë”, u shpreh Lela.