Lela kërkoi ndihmë, ja çfarë ndodhi mbrëmë në mesnatë

Lela Seferi, banore në ”Big Brother Kosova Vip 3” i është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas spektaklit të së hënës në shtëpinë më të madhe në vend. Ajo për një moment tha se nuk po ndihet mirë dhe se kërkoi ndihmë në dhomë të rrëfimit. ”Po më merren mendtë”, dëgjohet duke thënë. Kjo duket të jetë për shkak se nuk kishte ngrënë bukë dhe për atë edhe nuk ishte mirë. Sidoqoftë, në Prime-n e djeshme pati situata të ndryshme, ku edhe u largua Eduart Kuqi.

 

SHKARKO APP