Lëndohet Rita Ora, i nënshtrohet një operacioni në këmbë (Foto)
Showbiz E Diel, 11 Korrik 2021 18:58
Kjo verë ka pasur të papritura për këngëtaren me origjinë shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Këngëtarja siç duket ka probleme me shëndetin, pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pas një lëndimi në këmbën e saj të djathtë.
Ka qenë vet Rita ajo që ka publikuar në InstaStory një foto, ku shfaq këmbën e saj të fashuar. “Pata një operim sot”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotos.