Leonora Jakupi më në fund e pranon: Po e kam gjetur princin

”Po jam në një lidhje”. Prej shumë vitesh, një nga ikonat e muzikës, artistja Leonora Jakupi, nuk ka trguar asnjë herë për jetën e saj private. Deri më sot, Jakupi, nuk ka pohuar se ka gjetur princin e kaltër. Por e ftuar në emisionin “Talk Kohavision”, Leonora Jakupi ka pranuar publikisht se është në një lidhje.

Ndonëse dëshiron që jeta e saj rivate të mbetet e tillë, këngëtarja e njohur rrëfeu se është e dashuruar dhe tha me humor se tashmë publiku nuk duhet të shqetësohet më se mos ajo do të mbetet pa u martuar.

E pyetur nga prezantuesi, Jakupi u shpreh se partneri i saj nuk është person publik dhe se ata dalin së bashku pa problem në Prishtinë, duke treguar se ajo nuk ka ndërmend të fshihet.

Stafi i emisionit i bëri këngëtares një dhuratë simbolike, që e përloti menjëherë. Bëhet fjalë për fotografinë e babait të saj dhe një status të ndjerë që ajo i dedikoi atij para pak ditësh, të bëra së bashku në një kornizë. ”Edhe në ëndërr shumë rrallë e shoh.”- tha e përlotur Jakupi teksa fliste për babanë e ndjerë që ka ndërruar jetë vite më parë, gjatë luftës së Kosovës.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Y-FDMP-1-Ss” width=”460″ height=”315″]

 

SHKARKO APP