Leonora Jakupi tregon se kur do të martohet

Leonora Jakupi është një nga ato këngëtare që jetën e saj private e ka mbajtur larg syrit të mediave. Prej vitesh ajo në një lidhje të gjatë dashurie por nuk dihet cili është djali që i ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Leonora Jakupi ka preferuar që gjithmonë çështjet e zemrës t’i mbajë vetëm për veten. Mirëpo, vjen një moment që edhe Leonora duhet të tregojë planet e jetës.

Disa kohë më parë ajo u shpreh se nuk ishte në planet e saj realizimi i një dasme, pasi nuk i pëlqejnë ceremonitë e tilla, ku mund të kënaqen të gjithë përveç çiftit. Mirëpo, diçka ka ndodhur dhe Leonora ka ndryshuar mendje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për emisionin “N’Kosovë Show”, Leonora i habiti të gjithë, pasi tregoi se ka vendosur të martohet këtë vit. Leonora nuk ka dhënë një datë, por dasma do të realizohet brenda vitit 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?