Leonora poston foto të bukura, flet për karantinën
Këngëtarja Leonora Jakupi duket se e ka lënë për pak kohë villën e saj në Brezovicë për t’u shfaqur në Prishtinë
Ajo sot është parë në sallonin e Sellmës në Prishtinë teksa ka bërë një grim por edhe ka realizuar një fotosesion.
https://www.instagram.com/p/CCdITESDHNx/
https://www.instagram.com/p/CCb1ie8DkEa/
Këngëtarja kosovare nën këto fotografi ka pasur edhe citate interesante. Një prej tyre flet edhe për pandeminë e koronavirusit.
“Edhe karantina e bën të vetën”, ka shkruar ajo.
Por, Leonora nuk ka qenë aspak modeste në foton e dytë ku ka shkruar: “Dmth foto më të bukura moti nuk kam pas, kaq kisha”.
https://www.instagram.com/p/CCby4C2jkba/?utm_source=ig_embed
Fotosesionin asaj ia ka realizuar fotografi Arton Humolli si dhe një pjesë të këtij fotosesioni ajo e ka postuar në Instagram.
Nuk dihet se a është ky fotosesion pjesë e ndonjë videoklipi apo ajo ka realizuar një set fotografish vetëm për dëshirën e saj.