Leonora shkruan fjalë prekëse për 17-vjetorin e vdekjes së babait

Këngëtarja Leonora Jakupi ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Të kam jetë”, i cili është pritur mirë nga fansat e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar se ndjehet e përmalluar, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka publikuar një fotografi në Facebook të babait të saj të ndjerë, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar fjalë emocionuese dedikuar atij.

”Babi im , ushtari im, krenaria dhe mburrja ime, malli im. Nuk po të tregoj se sa mall kam për ty e sa shumë më mungon, po të them që je dhe mbetesh dashuria ime më e madhe o Babë, dhe se rrugën tënde po e ndjek me shumë krenari”, kanë qenë fjalët e këngëtares.

Leonora humbi babanë e saj 17 vite më parë gjatë luftës, në një aksident tragjik./telegrafi/

SHKARKO APP