Letra e Demi Lovato-s për të atin e ndjerë: Për herë të parë ndihem e çliruar
Reflektimet e Demi Lovato-s për 2020-ën, arritën në një përfundim: shkrimi i një letre për babain e ndjerë që do ta çlironte nga çdo ngarkesë mendore që e mundonte prej kohësh.
Në lëtrën e publikuar nga Vogue, këngëtarja flet për marrëdhënien e nderlikuar me të atin, Patrick Lovato-n. Pavarësisht raportit të vështirë me babain “abuziv”, Demi shprehet se është ende shumë mirënjohëse që ka trashëguar më të mirat prej tij.
https://www.instagram.com/p/CEmexHDhaJ-/
“Ishte përvjetori i vdekjes së tim eti, disa ditë pas ditës së Babait, periudhë shumë e vështirë e vitit për mua, por këtë vit diçka ndryshoi. Shkrova një letër mirënjohjeje për të, duke e falenderuar për gjithë gjërat që kam marrë prej tij. Ishte ky çlirim i bukur ndaj çdo inati që kisha për të që më bëri të kuptoj për herë të parë se nuk do të kisha më pengje në lidhje me raportin tim me të për gjithë pjesën e mbetur të jetës.”
Letra e saj vazhdon me këshilla drejtuar fansave për të qëndruar me shpresë në 2020-ën e vështirë.
“Dua që e gjithë energjia ime të përqëndrohet tek muzika dhe gjithë projektet që më ndihmojnë të jem njeri më i mirë. Dua të frymëzoj njerëzit për të bërë të njëjtën gjë. Dua ta lë botën një vend më të mirë se ai që gjeta kur erdha këtu. Ka shumë gjëra të tjera për t’u bërë para kësaj, por bashkë besoj se do të mundemi t’ja dalim.”
I ati i këngëtares ndërroi jetë në 2013-ën dhe njerëzit shpesh e kujtojnë për marrëdhënien e nderlikuar që ka patur me të ëmën e saj, ndaj të cilës thuhej se ushtronte dhunë fizike.
“Isha shumë konfuze kur ai ndërroi jetë sepse ishte njeri abuziv. Ai ishte i keq, por donte të bëhej njeri i mirë dhe donte të kishte familjen e tij. Kur mamaja ime u martua me njerkun, ai kishte një zemër aq të madhe dhe shpesh thoshte se ishte i lumtur që Eddie po kujdesej për ne dhe po bën detyrën që do të donte ai ta bënte.”-shprehet Lovato në 2015-ën.
Letra drejtuar të atit, duket se e ka çliruar Demi-n ndaj çdo ndjesie ankthi apo depresioni me të cilin është përballur që nga fillimi i pandemisë.