Liam fejohet me Maya Henry: Unaza e diamantit, 3 milionë dollarë

Liam Payne dhe e dashura e tij Maya Henry janë fejuar pas 2 vjetësh lidhje. Ylli 26 vjeç i “One Direction”, i ka propozuar partneres fejesë me një unazë të mahnitshme me diamante që kap vlerën e 3 milionë paund.

Modelja 20 vjeçare Maya u pa me unazë në gisht teksa shijonte një darkë romantike me të fejuarin e saj në Londër, mbrëmjen e së enjtes. Këngëtari kishte veshur një këmishë mëndafshi dhe pantallona të zeza ndërsa Maya u pa të mbante kokën ulur.

Një burim tha për “MailOnline” se Maya po tregonte me krenari unazën e saj të fejesës gjatë mbrëmjes. Ata nisën lidhjen në gusht të vitit 2018 menjëherë pas ndarjes së bujshme të Liam nga Cheryl Cole, 37 vjeç, me të cilën ai ka një djalë 3-vjeçar.

 

SHKARKO APP