Liam Payne dhe Cheryl Cole duan më shumë fëmijë
Liam Payne ka pranuar se ai dhe e dashura e tij, Cheryl Cole kanë folur për t’u bërë me më shumë fëmijë. Ish ylli i “One Direction”, i cili mirëpriti fëmijën e tij të parë me 22 mars, ka vlerësuar lartë atësinë duke thënë se tani ndihet “një njeri i ndryshuar”. Duke folur për Sunday Mirror për dëshirën që t’i japë djalit të një vëlla a motër të vogël, çifti pranoi: “Kemi folur për këtë. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Në jemi duke shijuar jetën tani për tani”. Përkundër diferencës së madhe në moshë (Liam është 23 vjeç, kurse Cheryl është 33 vjeçare), ata duket se kanë një lidhje të qëndrueshme.