Liam Payne shuhet në moshën 31-vjeçare

Një lajm tragjik është raportimi për ndarjen nga jeta e këngëtarit britanik Liam Payne, dikur pjesë e grupit “One Direction” që çmendi botën me këngë hite.

Payne ka humbur jetën në një hotel në Argjentinë, pasi ka rënë nga kati i tretë. Vitin e shkuar ai ka folur edhe për problemet me shëndetin mendor.

“Më duhej të merrja pak kohë për veten time. U bëra disi dikush që nuk e njihja më. Isha aq i zemëruar me atë që po ndodhte rreth meje, saqë në vend që të hidhja një vështrim nga brenda, vendosa t’ia hidhja atë nga jashtë të gjithë të tjerëve. Ishte vërtet e gabuar, dhe zhgënjimet e mia me karrierën time. Dua të kërkoj falje për këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?