Liberta Spahiu “rindez” rrjetin, fton Florin në emision (VIDEO)

Viti i Ri do të pritet me shumë surpriza dhe emisione të reja. Edhe në Kosovë, emisionet rozë do të mbledhin emrat më ”in” të skenës për të festuar. Moderatorja e njohur Liberta Spahiu ka menduar që të rikthejë në ekra emisionin “Prive Reality”, ku personazhe të ndryshëm mblidhen bashkë në një shtëpi për të kënduar e festuar. Një prej të ftuarve për këtë vit është edhe Flori Mumajesi. Mesa duket kantautori dhe moderatorja kanë vënë paqe mes tyre. Të dy u përfolën gjatë nga mediat rozë se kanë qënë në një lidhje dashurie, e cila përfundoi vite më parë. Ndërkohë që historia është rikthyer në vëmëndje sërish në nëntor të këtij viti, ku edhe u përfol për një ribashkim të çiftit. Të jetë e vërtetë?

Prive Reality 2020 (Promo 2) - 1 janar 2020

SHKARKO APP