Lidhja e Khloe Kardashian me Tristan Thompson, serioze

Khloe Kardashian po jeton një jetë përrallash! Edhe përse në mënyrë të papritur, më në fund dashuria trokiti edhe në derën e saj për herë të parë që nga ndarja me Lamar Odom, vitin 2013. Kardashian e ka marrë me seriozitet lidhjen me Tristan Thompson, të cili i ka shprehur dashurinë publikisht dhe për më tepër po planifikon të ardhmen më të.

Këto nuk janë më fjalë pa baza, sepse një mik i ngushtë i 32-vjeçares, zbulon disa hollësi që të gjithë mezi kemi pritur të dime.

“Khloe thotë se gjërat janë shumë serioze” shprehet informatori “Ajo kalon më shumë kohë me Tristan në Cleverland se në shtëpinë e saj në Los Angeles.” E të gjithë e dime se kjo është e vërtetë, sepse udhëtimet e saj të shpeshta janë të dokumentuara në Instagram. Khloe publikon gjithnjë foto pranë të dashurit seksi, teksa argëtohen. Ajo po ashtu shkon shpesh në Cleverland, për të ndjekur ndjeshet e tij në radhën e parë dhe për ta mbështetur.

Përmendim se Khloe ishte e ftuar disa ditë më parë në emisionin e moderatorit karizmatik, James Corden, tek i cili rrëfeu se ajo dhe Tristan e kanë thënë tashmë fjalën e madhe te Dua. Khloe ndjen që 25-vjeçari është i duhuri për të dhe mbase do të krijojnë familje. Është përgojuar dhe një shtatëzani e mundshme e Khloe, por nuk është konfirmuar ende.

/Oranews

SHKARKO APP