Limi lë Docen në mes të Prime, 5 biletat e fatit ja dhuron Albës

Limi dhe Dolce kanë befasuar publikun gjatë spektaklit “Prime”, kur kanë bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky vendim erdhi si pasojë e presionit të vazhdueshëm të Albes, e cila ka qenë më parë e dashura e Limit në një format tjetër televiziv, si dhe xhelozisë së theksuar që ajo ka shfaqur ndaj afrimit mes Limit dhe Dolces. Situata mes tyre ka qenë shpeshherë e tensionuar, me akuza dhe përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditëve të fundit.

Gjatë diskutimit në prime, Limi u shpreh hapur për arsyen e këtij vendimi, duke deklaruar: “Vendimi do të jetë shumë i thjeshtë, meqë qenka duke u bërë gjithë kjo që ne po bëjmë diçka ekstra për ty, ne do të marrim një hap mbrapa në lidhjen tonë”. Kjo deklaratë erdhi pasi Alba kishte akuzuar se çdo situatë apo veprim që Limi dhe Dolce bëjnë në shtëpi, e bëjnë qëllimisht për ta provokuar atë. Sipas saj, afrimi i tyre nuk është i sinqertë, por një mënyrë për të krijuar reagime.

Limi në rolin e kapitenit të javës ka pasur një avantazh të rëndësishëm që ka ndikuar drejtpërdrejt në lojën e banorëve, duke ndryshuar balancat brenda shtëpisë. Si pjesë e këtij privilegji, atij iu dha mundësia që t’u merrte pesë banorëve nga një biletë kthimi, duke i lënë ata pa mundësi rikthimi në rast se do të eliminoheshin nga votat e publikut. Limi vendosi t’ua marrë biletat e kthimit Londrimit, Ludos, Klodit, Labinotit dhe Benitës, një veprim që u komentua gjerësisht brenda dhe jashtë shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, surpriza e vërtetë erdhi më pas, kur Limit iu dha mundësia që këto pesë bileta t’ia transferonte një banori tjetër, në këmbim të një surprize. Pa hezitim, ai vendosi t’ia jepte të gjitha biletat Albës, duke i garantuar asaj sigurinë dhe mundësinë e rikthimit në rast eliminimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?