Linda flet për herë të parë pas gjithë debatit: Dy fjalë për…
Prej dy ditësh, debati mes Linda Reit dhe Rudina Magjistarit është zgjeruar në një debat publik që vijon në media dhe mes komentuesve në rrjetet sociale.
Sot, Linda Rei reagoi për herë të parë përmes një postimi në Instastory, ku shkruan se nuk ka dëshirë të japë një prononcim konkret, pasi nuk ndihet e ndikuar nga gjithçka thuhet.
Sidoqoftë, Linda përmend se sipas saj, çdokush është i lirë të mendojë dhe të thotë atë që do.
”Faleminderit të gjitha atyre që po më dedikojnë kohën e tyre. Më vjen keq që nuk kam reagime, as kritika për ju, sepse nuk më prek asgjë që thuhet. Mendoj që çdokush është i lirë të mendojë dhe të thotë atë që do, dhe nuk pretendoj që t’i pëlqej çdokujt, sepse as mua s’më pëlqejnë të gjithë, ndaj. Shijojeni”.