Linda Rei ”plas bombën” për Robert Aliajn, largimi nga DWM…

Një nga lajmet më të bujshme në portalet shqiptare këto ditët e fundit ka qenë largimi i Linda Reit nga emisioni ku ajo aktualisht po merrte pjesë, ”Dance with me”.

Lajmi fillimisht u bë me dije nga Revista Class ku thuhej se arsyeja kryesore për këtë vendim të Lindës ishte se nuk e pranonte dot gjithe presionin e krijuar si mediatikisht ashtu edhe në jetën e përditshme. Por, Linda shprehet ndryshe, ku nënvizon se për produksionin ajo kushtonte shumë.

”E vërteta është që fajin e ka të gjithë Vera dhe Popi, që nuk i japin rëndësinë e duhur personazheve që kanë disa pretendime. Ndoshta për produksionin kushtoja shumë për tu përballuar por në Itali që nuk jam VIP, jetoj shumë më mirë se sa jeta që bëja atje si VIP. Ishte e papranueshme të haja vetëm mish derri ose pule dhe sallatë çdo darkë me një buxhet 15 euro që kishin caktuar, nuk e kaloje dot. Nuk kërkova gjëra luksi por thjesht zonja Vera nuk ha çdo ditë për gati 4 muaj, tre gjëra dhe normalisht nuk jam ndjerë aspak mirë sepse unë në 5 javë në Shqipëri kam harxhuar 2500 euro nga vetja për të jetuar ashtu siç jam mësuar unë”,-është shprehur Linda për Blitz.al.

Ndërkohë përsa i përket puntatave live, ajo ka dhënë sërish edhe aty arsye për tu larguar: “Kam ikur sepse nuk është në nivelin tim ajo që po bëja dhe sidomos live. Jo pra, se çdo fjalë bëhej gati në prova dhe kur doje të thojë diçka që ata nuk e dinin ose nuk e prisnin të mbyllinin mikrofonin. Donin të nxehnin Bertin por mua nuk më intereson të zihem ose t’i kundërvihem atij sepse gjithçka e thotë për spektakël. Ai është aty për atë punë dhe paguhet për të bërë sherr”,-ka përfunduar rrëfimin Rei.

SHKARKO APP