Linda, transgjinorja Shqiptare merr mesazhe, ”Hitleri do ju vriste të gjithëve”

Historia e Lindës, transgjinorja e parë e cila bëri publike historinë e jetës, e ftuar në Top Show Magazine. Gjatë emisionit, Linda u prek disa herë nga vuajtjet dhe një nga opinionistet, Albana Osmani, i dha mbështetjen e saj, duke u shprehur me tone pozitive dhe inkurajuese.

Në një postim në Instagram, Osmani i shkruan se: ”Ti je qenie e bukur ashtu sic je”.

Por transgjinorja nuk arriti të fitonte zemrat e njerëzve me historinë e saj, ndonëse propozoi live edhe prezantuesen Osmani. Në rrjetet sociale ajo është përballur me një lumë kritikash, ku pjesa më e madhe e tyre e cilësonin ndërrimin e gjinisë një degjenerim që dëmton themelet e familjes.

Duket se “Linda” nuk e ka përballur dot mendimin ndryshe, duke iu përgjigjur të gjithë kritikuesve me një foto ku nxjerr gishtin e mesit, por edhe me komente të tipit “Hitleri do ju vriste të gjithëve”.

Më tej ajo shprehet se “është ajo që është” dhe se nuk i intereson opinioni i të tjerëve.

https://www.instagram.com/p/BL4m671AqHB/?taken-by=lindamakeupitaly&hl=en

SHKARKO APP