Lindi në kampin e refugjatëve në Siri, sot prek Hollivudin

Historia e Vivian Nouri është frymëzuese. Ajo lindi në një kamp refugjatësh në Siri 24 vjet më parë, e ndërsa sot është një këngëtare e suksesshme dhe së fundmi po regjistron një këngë për filmin hollivudian, Daddy’s Home 2.

Vivian tashmë jeton e lumtur dhe e qetë në Los Angeles, megjithatë i kanë mbetur në mendje disa ngjarje të hidhura të fëmijërisë të cilat ka dashur ti tregojë për publikun. Në një intervistë për Uni, Vivian tregon të gjitha peripecitë që kishte kaluar gjatë jetës së saj.

Ndërsa motra e saj Jeniffer, 27 vjeç tregoi se para lindjes së Vivianit, një bombë e shpërthyer shkatërroi shtëpinë e tyre në Irak gjatë kryengritjes kurde. ‘Në vitin 1991 pas luftës së Gjirit dhe gjatë kryengritjes kurde në Irakun verior, shtëpia jonë u shkatërrua nga një bombë dhe kështu nëna ime dhe unë u larguam. Unë isha shumë e vogël, nëna më tregoi se shumë njerëz vdiqën nga hipotermia ose nga uria për shkak të udhëtimit të gjatë në Iran. Po binte borë në male në atë kohë. Isha shtatë muajshe në atë kohë, kështu që nëna më mbajti gjithë rrugën në krah. Kur u vendosëm në kampin sirian, lindi Vivian.

Në vitin 1995 ata u njohën me statusin e refugjatëve në Zelandën e Re, ku Vivian filloi karrierën si këngëtare që nga mosha e re. Në shkurt 2017, Vivian la punën dhe u largua për të shkuar në Los Anxhelos për të ndjekur karrierën e saj në muzikë.

Ajo publikoi klipin në YouTube e cila u përhap më shpejtësi aq sa ra edhe në sytë e veshët e producentes Brian Kennedy dhe nga ajo mori mundësinë për të regjistruar një këngë për Paramount Studios. “Kur mendoj jetën time, mendoj se askush nuk duhet të ndihet i përulur. Të gjithë kemi mundësi në jetë, kur kisha unë që kam lindur në kamp refugjatësh, me një jetë tejet të vështirë, të gjithë munden. Kjo është ajo që më shtyn të ec përpara.

Ka njerëz që më ofendojë por mua nuk më intereson aspak kjo gjë. Jam aty ku dua, kam njerëz të mirë që më rrethojnë”. E njohur si Nuri, ajo thotë se çdo gjë e bën për nënë e saj që e frymëzon akoma më shumë të ndjekë ëndrrat./TiranaPost/

https://www.instagram.com/p/BaQnzvehm_w/?taken-by=nouri

SHKARKO APP