Lindita Halimi ndërpret performancën papritur: Ja si reagon publiku (VIDEO)
Linda Halimi është këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti. Së fundmi, ajo ka nisur turin e saj promovues të këngës “World” në koncertin e përvitshëm të prezantimit të këngëve konkurruese në Eurovizion, që do të mbahet në Amsterdam më 9-13 maj.
Pas çaste pas daljes në skenë, ajo ka ndërprerë performancën e saj, pasi refuzoi të këndonte playback.
“Më falni, ky nuk është versioni im. Duhet të jetë ndonjë problem teknik”-tha ajo duke qeshur.
Publiku duket se e ka mbështetur totalisht dëshirën e Halimit për të kënduar live, pasi kjo u vu re fare qartë nga duartrokitjet. Shqipëria do të prezantohet më 9 maj, ku Linda Halimi do të këndojë e 4-ta në radhë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=syYqQdoJZWk” width=”560″ height=”315″]