Lindsay Lohan : Nuk mund të qëndrosh në një lidhje vetëm për dashurinë (video)
Lindsay Lohan më në fund thyen heshtjen! “E kuptoj tani që nuk mund të qëndrosh në një lidhje vetëm prej dashurisë.” Pas zhurmës së madhe mediatike për dhunen e ushtruar nga i fejuari i saj Egor Tarabasov ndaj aktores, ajo më në fund ka vendosur të flasë rreth kësaj. Në një intervistë për Daily Mail ajo u shpreh, “Asnjë femër nuk mund të goditet dhe të rrijë me atë person, nëse ky person nuk është i gatshëm të kërkojë falje. Kam qëndrur e heshtur për kaq shumë kohë, por tani kam frikë për atë që Egor mund të më bëjë mua dhe vetes së tij”. Kështu është shprehur aktorja e dhunuar mes lotëve duke thënë edhe që nuk është hera e parë që ndodh ai veprim. Gjatë intervistës ajo ka qarë dhe ka treguar që është shumë e lënduar, pasi priste të krijonte një familje me biznesmenin rus.
(video)