Livia shokon banorët me rrëfimin: Kanë tentuar të më përdh*nojnë në moshën 4-vjeçare

Në ”Big Brother Albania Vip 4” u zhvillua një lojë e veçantë, ku banorët duhej të tregonin një gënjeshtër dhe dy të vërteta. Gjatë kësaj loje, Livia ka bërë një deklaratë që i ka tronditur të gjithë.

Ajo ka rrëfyer një ngjarje të ndodhur kur ishte vetëm 4 vjeç, ku një person i afërt i familjes e ka tentuar ta përdhunojë atë, lduke e mbyllur shpesh në dhomë me pretekstin se po i tregonte një përrallë dhe ështëpërpjekur ta prekë dhe puthë në mënyra të papërshtatshme.

Livia ka shpjeguar se atëherë, si fëmijë, nuk e kishte kuptuar plotësisht atë që po ndodhte, por shumë vite më vonë, pasi dëgjoi një histori të ngjashme, kujtimet e ngjarjes iu rikthyen dhe ishte prekur emocionalisht, duke shpërthyer në lot. Ajo ka theksuar se deri në atë moment, çdo herë që e shihte atë person apo dëgjonte emrin, ndiente një neveri të pashpjeguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha se nëna e saj, së bashku me të, e kishte mësuar për këtë ngjarje disa vite më parë, tani që ajo është e rritur dhe sigurisht ishte tronditur shumë. Ky rrëfim ka shkaktuar një reagim të fortë dhe ka lënë të gjithë të pranishmit të habitur dhe të emocionuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?