Llakaj: Si e njoha Sali Berishën e vërtetë dhe pse e kam rralluar imitimin e tij
Aktori i humorit, Agron Llakaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News zbuloi një drekë me ish-kryeministrin Sali Berisha që i krijoi mundësi për ta njohur si njeri.
Llakaj: Unë në një drekë kam qenë me Sali Berishën dhe kjo më ka ndihmuar në zbërthimin si njeri. Unë nuk e njihja. Ai Sali Berishë në tavolinë nuk kishte lidhje me atë Sali Berishë që kam njohur në ekran. Këtu dalim tek pjesa e lojës.
Llakaj tregoi se pse po e imiton gjithnjë e më rrallë Sali Berishën.
Llakaj: Imitimi kryesisht i personazheve jo vetëm politike, ndihmon jashtëzakonisht edhe fuqia e grimit. Edhe Flori që imiton Ramën, Rezi Berishën apo personazhe të tjerë marrin formë nëpërmjet dorës së artë të grimieres. Të vetmin që ka është Mond Lako. Unë luaj Berishën herë pas here. E kam rralluar shumë, sepse mendoj se edhe tonifikimi në jetën politike i Berishës ka qëndruar në ‘rolin’ e qytetarit digjital. Ka një rol dhe në momentin që nuk del si konfigurim, e humbet përsosmërinë e lojës.
KOHA JONË SONDAZH

