Lohan kapet me shpulla, donte dy fëmijët e një çifti refugjatësh

Cfarë ka ndodhur? Lindsay Lohan ndodhej në Moske kur, nga dritarja e makinës me të cilën udhëtonte, ka dalluar një familje endacakësh, dy fëmijë dhe prindërit e tyre, mesa duket sirianë. 32-vjeçarja ka marrë celularin dhe ka filluar një lidhje direkt.

Ka ndaluar dhe ka zbritur nga makina, duke i kërkuar prindërve t’i jepnin fëmijët kështu ata mund të shijonin ‘një natë në hotel’. ‘Më tregoni historinë tuaj, unë mund t’ju ndihmoj, për çfarë keni nevojë’, thotë Lohan. Dhe teksa insiston ajo i drejtohet fëmijëve: ’Doni të shihni një film të bukur në televizor apo në kompjuter sonte” këtu bën shumë ftohtë”.

Pas përgjigjes negative të prindërve Lohan fillon të thotë që dy të rriturit janë ‘trafikantë fëmijësh’, që po përpiqen ‘të shesin të vegjlit’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo flet si në anglisht ashtu dhe në arabisht: ’Po shkatërroni kulturën arabe’. Në një moment ajo përpiqet të kapë fëmijën për dore. Nëna reagon, ulëret dhe i jep një shuplakë duke e bërë të përfundojë artisten përdhe. Në fund Lohan në lot dhe ‘e shokuar’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skena jashtëzakonisht e çuditshme i lë pa fjalë edhe fansat, të cilët po ndjekin gjithçka në rrjetin social, duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë kishte ndodhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?