Lohan lë drogën e alkoolin, por dhunohet nga i fejuari rus

Lindsay Lohan duket se asnjëherë nuk do të gjejë qetësi. Pas problemeve me familjen, drogën, alkoolin, ajo tashmë është hedhur në sulm ndaj të dashurit të saj.

Pushimet përrallore të jepnin idenë se lidhja e saj po shkonte mjaft mirë, por këtë mëngjes forcat e policisë kanë ndërhyrë pas sherrit të saj me të dashurin rus.

Aktorja 30 vjeçare e kishte akuzuar të fejuarin e saj milioner se argëtohej me një prostitutë në fshehtësi.

Me një sërë postimesh në Instagram, ajo jo vetëm e kishte sulmuar 23 vjeçarin rus haptazi, por i kishte treguar të gjithëve se çfare mendonte për të.

Pas të gjitha këtyre tentativave, Egor Tarabasov nuk ka duruar më dhe situata ka degjeneruar në dhunë fizike.

SHKARKO APP