L’Oréal pushon nga puna transgjinoren, zbuloni arsyen

Kompania e njohur kozmetike, L’Oréal ka përfunduar kontratën me modelen e parë transgjinore vetëm disa ditë pasi ishte punësuar.

Monroe Bergdorf humbi punën e saj pasi pati kritika të shumta për deklaratën ku quajti të gjithë personat e bardhë ‘racistë’.

“Sinqerisht nuk kam energji që të flas për dhunën racore të njerëzve të bardhë. Po, të gjithë njerëzit e bardhë. Shumica nuk e kuptojnë ose refuzojnë të pranojnë se ekzistenca, privilegji dhe raca juaj është ndërtuar duke shkaktuar gjak dhe vdekje për njerëzit me ngjyrë. E gjithë qenia juaj është e mbushur me racizëm,” – shkruajti ajo në Facebook.

Këtë mëngjes, L’Oreal konfiermoi se ata kanë prishur kontratën me të pasi komentet e saj janë në kundërshtim me vlerat e tyre.

SHKARKO APP