Loredana dhe Mozzik bëjnë lëmsh rrjetet sociale me foton e bebit

Prej kohësh, këngëtarja Loredana i ka bërë ”lëmsh” mediat me indikacione që flasin për fëmijë të dytë. Kapaku ishte kur publikoi fotografi me një foshnje. Ky postim konfuzoi fansat me të madhe. Disa madje i uruan bërjen nënë për herë të dytë, përfshirë edhe media që raportuan mbi zhvillimin bazuar në foto.

Cila është e vërteta? E vërteta gjendet tek pavërtetësia e këtij zhvillimi. Siç raportoi Prive javë më parë në edicionin e të premtes, Loredana nuk është shtatzënë.

Fotot janë të shkrepura nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë edhe zyrtarisht çiftin përmes një dueti. Tematika e këngës prek familjen prandaj do të ilustrojë rrugëtimin e krijimit të familjes së tyre simpatike.

Duke qenë se postimet janë intensifikuar, publikimi i projektit duket se është shumë afër, pra çështje ditësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)

SHKARKO APP