Loredana i shpreh dashurinë Elvanës

Reperja zviceriane me origjinë shqiptare, Loredana Zefi shprehu publikisht preferencën e saj ndaj këngëtares Elvana Gjata në disa Instastory të publikuara në Instagram.

Fituesja e “Aktit më të mirë zvicerian” në European Music Awards 2019, po ndiqte pjesë nga koncerti “3EP” i Elvana Gjatës në ekranin e një makine luksoze dhe herë pas here postimet video i shoqëronte me shprehje si: “Të dua Elvana apo “Zonjushë.”

Nuk e dimë nëse mesazhet e Loredanës për Elvanën kanë ndonjë lidhje me zhurmën shumë të madhe mediatike disa-ditore që u krijua pas Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, ku Gjata u rendit e dyta, apo është thjesht një rastësi.

Viti 2019 ka qënë një vit i rëndësishëm në karrierën e Loredanës, e cila falë hiteve të njëpasnjëshme i kaloi kufijtë e Zvicrës dhe sot është një ndër emrat më të kërkuara edhe në Gjermani.

Në Mars të 2020-ës, Loredana nis turin e saj “King Lori” që përfshin 15 data në Gjermani në disa nga sallat më të mira të qyteteve me kapacitet mesatar prej 7000 vetësh.

Turi do të vijojë edhe me koncerte në Vienë të Austrisë, në Bukuresht të Rumanisë dhe do të mbyllet në korrik me koncertin 3-ditor Openair Frauenfeld në Frauenfeld të Zvicrës, një koncert ku do të jenë pjesëmarrës dhe repistë të famshëm botërore si Kendrick Lamar dhe A$AP Rocky dhe ku pritet të vijnë më shumë se 100,000 njerëz.

SHKARKO APP