Loredana pranon ndarjen nga Mozzik

Loredana dhe Mozzik janë ndarë! Ndonëse prej disa muajsh flitej për diçka të tillë dhe detajet nga të dyja palët të çonin drejt një përfundimi, Loredana e pranoi publikisht sot! Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj të Instagram-it një foto të shkëputur nga turi muzikor që do të bëjë së shpejti, shoqëruar me një përshkrim të gjatë ku sqaron gjithçka.

Loredana konfirmon se ajo dhe Mozzik për arsye familjare kanë marrë një pushim, si në jetën private ashtu dhe në biznes. Diçka e tillë, përkthehet në ndryshime të mëdha si në familje ashtu dhe në jetën profesionale.

“Unë do të punoj shumë si gjithmonë dhe në turin muzikor bashkë me Mozzik kemi vendosur që ‘Bonnie & Clyde’ ta performoj e vetme! Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen do ta gjejmë sërish njëri-tjetrin. Ju premtoj se do të bëj më të mirën në turin tim muzikor. Tani e tutje, jam nënë beqare, më duhet të çoj lekë në shtëpi dhe të kujdesem vetë për vajzën time, gjë e cila më bën vetëm më të fortë. E vetmja gjë më duhet është Hana dhe ju! Nuk do t’ju zhgënjej! E ftuar speciale në turne-Hana”,-shkruan ndër të tjera Loredana.

https://www.instagram.com/p/B3eUne5olak/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP