Lori i jep fund dërdëllitjeve: Ja kujt ia pa fustanin që veshi për ditëlindje
Fustani i Lori Hoxhës për ditëlindje na u duk shumë i parë dhe kujtuam se ka patur shumë vajza të famshme që e kanë veshur një të tillë. E para qe Paris Hilton, që vite më parë, në ditëlindjen e 21-të, veshi modelin e famshëm të fustanit LaBourjoisie, të stolisur me 1000 gurë Swarovski. Në nder të Parisit, Kendall Jenner e veshi një të tillë gjithashtu në ditëlindjen e saj të 21-të.
Por Lori Hoxha thotë se nuk e pa as tek Paris, as tek Kendall. Fustani i saj ishte ngjyrë floriri dhe u frymëzua nga një prej modeleve më seksi në botë: Emily Ratajkowski.
Lori postoi në Instagram foton e saj duke shkruar: “Ja frymëzimi”.
Tema e ditëlindjes së 24-t të Lorit ishte “Magjia 24 karatëshe” (24 K Magic), që është edhe titulli i një kënge të Bruno Marsit. Të gjithë të ftuarit ishin veshur plot shkëlqim, në ngjyrë të artë dhe argjendi.
https://www.instagram.com/p/BZrD8gsFx0b/
https://www.instagram.com/p/Bad8cTzApPX/?taken-by=lorihoxha