Lorik Cana i ftuar special në aktivitet bamirësie

Lorik Cana vazhdon të mbetet një shembull për t’u ndjekur jo vetëm në fushën e lojës por dhe jashtë saj. Kjo ishte arsyeja kryesore, që kapiteni legjendar i kuqezinjve ishte i ftuar këtë fundjavë nga Fondi i Edukimit Kosovë-Amerikë, në mbrëmjen gala të organizuar nga ky fondacion kushtuar cështjes së edukimit cilësor të të rinjve në Kosovë.

I përkushtuar  së fundmi në nisma të shumta bamirësie, përfshirë dhe fondacionin ” Lorik Cana 5 Foundation”, ish-kapiteni si i ftuar special i mbrëmjes lëshoi një mesazh të qartë se që të gjithë duhet të bëjnë pak më shumë për të ndihmuar shqiptarët në fushën e artit, sportit dhe kulturës.

“Unë jam një njeri i sportit, i kulturës dhe do të mundohem të jap kontribut në atë fushë. Nuk jam njeri i politikës. Arti, kultura, sporti janë themelueset e një shoqërie dhe janë vlera që ne i kemi. Aty duhet të vazhdojmë të kontribuojmë dhe të tërheqim sa më shumë vemendje”.

Programi i “Kaef” ndihmon 8-10 të rinj nga Kosovë për të vazhduar studimet pasuniversitare në SH.B.A. kryesisht në fushat e administrimit të biznesit apo që lidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Gjatë fjalës së tyre disa prej të ftuarve deklaruan se Kosovës nuk i mungojnë talentet dhe shembulli për t’u ndjekur është pikërisht, Lorik Cana.

SHKARKO APP