Luana, ajo palosje nuk është seksi (FOTO)

Stela Sallaku

Luanën e njohim të gjithë sa i takon bukurisë dhe formave të theksuara. Sidomos vitet e fundit kam vënë re që ka filluar t’i bëjë fustanet më të ngushta se sa duhet. Për rrjedhojë te pjesa e bustit i formohet një si palë.

Ndoshta asaj i pëlqen, dhe ndjekësve po ashtu. Ndoshta ne po e keqinterpretojmë, ndoshta nuk marrim as vesh nga moda, ndoshta. Le të shohim pak kush tjetër e ka këtë zakon që ta ngushtojë më tepër se duhet veshjen.

.Lo pasi e veshi një fustan të tillë u cilësua nga Daily Mail si “e tejkaloi masën” . “E keni vënë re mendoj këtë fustanin e famshëm pa rripa i cili më bën të qaj sa herë e shoh”, thotë Mimi Spencer. Mjaft më, duhet djegur dhe asgjësuar. Sado e bukur të jesh ky fustan të shëmton.

S’ka asnjë lidhje me modën, madje është e pafalshme të prishësh imazhin me këtë prerje. Nëse do të krijosh imazh televiziv, duhet pak më tepër mund se kaq, duhet punë dhe përkushtim.

Sado e ëmbël të jesh në paraqitje, sapo vesh një fustan të tillë, kthehesh në të kundërtën e bukurisë. Dukesh si pre e lehtë, si një mjet për të arritur një qëllim dhe aq. Nuk plotëson katakterin tënd, përkundrazi, të jep nota “Pam Anderson”./Tirana Post/

https://www.instagram.com/p/Bayuz4BHImn/?taken-by=luanavjollca

SHKARKO APP