Luana do të “zëvendësojë” Adi Krastën në Top Channel

E shtuna konsiderohet si dita më e rëndësishme e javës sa i takon audiencës.  Përgjithësisht televizionet i japin mbrëmjes së të shtunës spektaklet më të mira. E sigurisht që konkurrenca është e fortë.

Vjet Ermal Mamaqi dhe Arbana Osmani, ironizonin shpesh dhe me shaka, “luftën” e hapur midis tyre. Por edhe këtë sezon beteja e Ermalit do të jetë e vështirë.

Burime pranë “Top Channel”, konfirmojnë për “RevistaWho.com” se mbrëmja e së shtunës i është besuar një prej figurave femërore më të pëlqyera në vend, Luana Vjollcës. Po punohet për një “show” të ri që do të drejtohet nga Luana. Deri më tani sipas thashethemeve kjo ditë do t’i jepej programit të Adi Krastës, por ndryshimet e orëve të fundit flasin për një ‘divorc’ mes tij dhe “Top Channel”.

Ende nuk dihet se si do të jetë formati që do të prezantojë bukuroshja seksi Luana. Do të na duhet të presim edhe ca për ta zbuluar.

SHKARKO APP