Luana do t’i tregojë fansave diçka me këtë foto!
Moderatorja Luana Vjollca e ka provuar vetën edhe në muzikë dhe pas më shumë se 1 viti ajo këtë vit është rikthyer me projekt të ri.
Kënga mban titullin ‘Benzina’ dhe u publikua tre muaj më parë, duke qenë kënga e parë pas një pauze të gjatë ajo ka marrë komente pozitive nga fansat e saj, shkruan lajmi.net.
Këtë javë, Luana startoi me emisionin e saj të ri të titulluar ‘Shiko kush luan’ dhe me gjithë përkushtimin ajo nuk po ndalet.
Në orët e vona, mbrëmë ka publikuar një video në të cilën u shfaq në ambientet e një studioje meqë rast ka shtuar dyshimet se ajo ka filluar përgatitjet për një projekt të ri muzikor pas këngës ‘Benzina’.
“S’ka pushim, koha e studios”, shkroi ajo mbi video duke mos dhënë më shumë detaje se cila është arsyeja që ajo gjendet në atë studio.
Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse Luana po përgatit diçka të re në muzikë apo kjo video kishte të bënte me angazhimet e saj rreth emisionit të ri.