Luana paralajmëron sfida të reja

Këngëtarja Luana Vjollca, e cila ditë më parë kishte thënë se do të martohet këtë vit, ka postuar edhe një foto që nxit dyshime për këtë gjë

Bukuroshja shqiptare, e cila nxiti debat me një video ku tha se “gjeni kush do të martohet sivjet” ka postuar edhe një fotografi sonte ku ka paralajmëruar “Sfida të reja”.

Nuk dihet për çfarë sfidash po flet Luana, pasi që e dimë se prezantuesja shqiptare nuk kishte hezituar për ta testuar veten e saj edhe si këngëtare.

Kjo sfidë e saj mund të konsiderohet e suksesshme pasi që këngët e saj tashmë janë hite.

Megjithatë, ajo dëshiron sfida të radhës dhe për këtë ajo sonte ka bërë postimin “Për sfida të reja”.

Njëra prej sfidave të reja të këngëtares mund të jetë drejtimi i Big Brother Albania, pasi që disa media kanë sugjeruar që ajo mund të jetë drejtuese e njërit prej spektaklëve më të mëdha shqiptare.

SHKARKO APP