Lufta ”kris” traditën, Eurovision 2023 nuk do mbahet në Ukrainë por në…
Ukraina nuk do të jetë në gjendje të presë ”Eurovision Song Contest” në vitin 2023, përpos dëshirës së madhe nga ana e tyre, por lufta ka lënë pasoja të forta. Nuk është hera e parë që tradita thyhet.
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), ka zbuluar se tani po fillon diskutimet me BBC, që Britania të presë festivalin europian në emër të Ukrainës. Britania e përfaqësuar nga këngëtari Sam Ryder u rendit në vendin e dytë në festivalin që u mbajt në Toriono të Italisë, ndaj dhe ky vend shihet si i duhuri për të mbajtur festivalin vitin e ardhshëm
Pesidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha pas fitores së grupit ”Kalush Orchestra”, se ”Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe besoj, jo për herë të fundit”.
EBU-ja po ashtu tha se fitorja e Ukrainës do të reflektohet në shfaqjet e vitit të ardhshëm, paçka se ku do të organizohet ngjarja.