Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari “kapen mat” në parkun e Tiranës

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë bashkuar për projektin filmik pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania’.

Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua, natyrisht në filmin që po xhirohet.

Kjo ka krijuar mjaft interes te publiku dhe së fundmi janë publikuar edhe momente nga xhirimet në Parkun e Tiranës.

Ky film do të jetë një komedi romantike, që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Dhe titulli i këtij filmi është frymëzuar nga shprehja e tij e famshme brenda shtëpisë; “në kuadër të lojës”.

“Në kuadër të dashurisë” do të nisë xhirimet këtë muaj në qytetin e Korçës.

Të dy tashmë janë të njohur dhe të pëlqyer nga publiku.

SHKARKO APP