Luizi bëhet bashkë me turmën në koncert dhe ofendon Dea Mishel, ajo i kthehet keq: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç
Luiz Ejlli në një koncert në Shkodër, përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë. Luizi tha se Shkodra nuk ishte porovincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona”. Këto pamje u bënë virale në rrjet dhe Dea Mishel ka reaguar duke thënë se është ndjerë e ofenduar.
Dea shkruan në disa story në Instagram: “E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.
E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.
E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video”.
Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli. “Mendjengushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat”.