“Ma këpute shpirtin o bab”! Fjalët therëse të këngëtares shqiptare për të atin aktor që humbi betejën me Covid-19

Aktori i mirënjohur kosovar, Rasim Thaçi, është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi humbi betejën me COVID-19.

Aktori, i njohur si Cima për publikun, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Spitalin Infektiv në Kosovë, ku edhe po kurohej për sëmundjen vdekjeprurëse.

Dhe vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi ka prekur me fjalët dedikut të atit në një postim në Instagram.

Ajo publikoi një foto të Rasim Thaçit dhe shkroi: “Ma këpute shpirtin o bab, shoku jem, dashnia jem.”

SHKARKO APP