Madonna 61-vjeçare me “të dashurin”, e bija me mashkullin misterioz

Madonna u fotografua në një hotel në Majami me balerinin e saj rezervë, Ahlamalik  Williams, ndërkohë që pushonte me të bijën.

Madonna 61-vjeçare u pa shumë ngjitur me “të dashurin”  Ahlamalik Williams 26 vjeç, ndërkohë që  ishte pranë së bijës 23-vjeçare.

Madonna, e veshur me të zeza, shfaqet teksa Williams i vë duart rreth belit, i veshur me bluzë të zezë më mëngë të shkurtra. Më pas ai i ngjit duart nga ijet, mbi supe, si për t’i bërë një masazh shpatullave.

Kurse e bija e Madonna, Lourdes, shihet duke u përqafuar me një burrë misterioz, që e puth atë në kokë ndërkohë që shikojnë të dy nga ballkoni i hotelit.

Pak më vonë, nga pamjet William shihet duke tymosur një cigare, pa bluzën e tij.

 

SHKARKO APP