Madonna bën tatuazhin e parë në moshën 62-vjeçare (FOTO)
Ka një herë të parë për gjithçka. Madonna, 62 vjeç, vendosi t’i bëjë një dedikim familjes së saj, përmes një tatuazhi. Në kyçin e dorës, dallohen shkronjat: L, R , D , M, E dhe S. Këto janë inicialet për gjashtë fëmijët e saj: Lourdes, 24 vjeç, Roço, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella. Nëse jeni pak kuriozë apo po mendoni të bëni dhe ju një, në Instagram-in e saj, ku Madonna shfaqet më flokët rozë, që nuk i ka ndryshuar që prej tetorit, shihni përmes fotove, procesin.
View this post on Instagram