Madonna e “kafshon” në skenë, reperi fshin buzët
Madonna ka habitur sërish publikun e festivalit Coachella të dielën në mbrëmje, por duket se më i surprizuar ka qenë këngëtari Drake. Ai ishte duke performuar në skenë këngën e tij me titull “Madonna” dhe mbretëresha e pop-it ka vendosur ta falënderonte këngëtarin duke e puthur në buzë, por duket se kjo puthje nuk i ka pëlqyer aspak atij. Madonna është ngjitur në skenë dhe ka shkuar nga pas, duke ulur kokën e këngëtarit kanadez dhe duke e puthur, por 56-vjeçarja nuk ka parë reagimin e tmerrshëm të Drake pas kësaj puthje, i cili dukej më tepër “i neveritur” dhe ka fshirë menjëherë buzët. Madonna sipas medieve të huaja jo vetëm e pythi në skenë por e “kafshoi” reperin Drake, gjatë performancës në skenën e festivalit të muzikës dhe artit, Coachella, të dielën në mbrëmje. I ulur në karrige, teksa po këndonte sëbashku me këngëtaren 56-vjeçare, kjo e fundit ka shkuar për ta puthur në buzë, për të paktën 3 sekonda. Pas puthjes, siç duket edhe nga kjo foto, 28- vjeçari nuk ka reaguar mirë.