“Madonna ka kaluar koronavirusin?”, këngëtarja: Kam antitrupa, do dal për një xhiro të thith ajër Covid-19

Ylli i muzikës pop Madonna është shprehur se ajo tashmë ka antitrupa koronavirusi, pasi testit të kryer ndaj Covid-19.

Këngëtarja 61-vjeçare, publikoi një video të çuditshme në Instagram, siç ka bërë edhe më parë, pjesë të një serie videosh të quajtura prej saj “Ditari i karantinës”.

“Bëra testin disa ditë më parë dhe kam zbuluar se kam antitrupa. Kështu që nesër, kështu që nesër do dal për një xhiro të gjatë me makinë, do ul xhamin dhe do marr frymë në ajrin COVID-19.”

Këngëtarja pretendon se pas një testi të kryer, ajo ka vërtetuar se sistemi i saj imunitar tashmë është ndeshur me koronavirusin, megjithëse është e paqartë nëse Madonna ka pasur ndonjë simptomë.

 

View this post on Instagram

 

#staysafe #staysane

A post shared by Madonna (@madonna) on

SHKARKO APP