Madonna, këngë banale Donald Trump

Mes 500 mijë protestuesve që marshuan drejt Shtëpisë së Bardhë kundër Donald Trump, e pranishme ishte dhe këngëtarja e famshme, Madonna, e cila mbajti një fjalim e këndoi një këngë përpara audiencës.

Gjatë fjalës së saj, 58 vjeçrja tha se ishte e zemëruar që “e mira nuk i fitoi zgjedhjet”.

Ikona e muzikës gjithashtu tha para turmës në Washington: “Jam tmerrësisht e zemëruar dhe mendoj shpesh të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë. Por kjo nuk do ndryshoj asgjë. Nuk mund të biem në dëshpërim”.

Pas fjalimit të saj, Madonna i dedikoi një këngë banale e me fjalë fyese Presidentit Trump.

/Oranews

SHKARKO APP