Madonna ofendon rëndë yjet e ekranit
Diva e muzikës, Madonna ka shkruar një letër në fillim të viteve ’90, ku ka komentuar yjet e ekranit amerikan, Whitney Houston dhe Sharon Stone. Ajo ia dërgoi letrën të dashurit të saj, John Enos ku etiketon këngëtaren dhe aktoren si femra mediokre. Madonna filloi duke shkruar se nuk ndihej mirë gjatë asaj kohe dhe më pas i gjykon ato, duke thënë: “Është kaq zhgënjyese të dish se Whitney ka karrierën muzikore që unë kam dëshiruar gjithmonë dhe Sharon ka jetën artistike që unë s’do e kem kurrë. Nuk dua të bëhem kurrë si ato, më parë do zgjidhja të vdisja, por janë tmerrësisht mediokre dhe ata janë gjithmonë duke u munduar të më poshtërojnë”. Mendohet se letra do të dalë në ankand gjatë këtij muaji dhe do zbulohet nëse gjithçka që po flitet nga mediat amerikane është e vërtetë.