Madonna po planifikon të ardhmen me të dashurin 36 vite më të vogël

Madonna ka marrë vulën e aprovimit të marrëdhënies me të dashurin 36 vite më të vogël, nga prindërit e tij.

Madje edhe prindërit e balerinit Ahlamalik Williams janë më të vegjël se këngëtarja.

Në një intervistë për Mirror, prindërit e të riut Laurie, 55 vjeç dhe Drue, 59 zbuluan se Madonna po planifikon të ardhmen me djalin e tyre dhe se çifti janë në një lidhje prej një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhja e Madonnës me balerinin e saj ka ngjallur shqetësim mes miqve të këngëtares, pasi ky është i fundit në linjën e gjatë të të dashurve të yllit të popit që janë dekada më të vegjël se ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drue tha se ai dhe Laurie janë takuar me Madonnën dhe kjo e fundit ka folur për planifikimin e një të ardhme me Ahlamalik kur turneu i saj në Madame X të marrë fund vitin e ardhshëm.

Ata thanë se madje besojnë që djali i tyre mund të martohet me këngëtaren pavarësisht hendekut të madh të moshës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?