Madonna poston foto me të dashurin e ri

Madonna, 62-vjeç, kaloi festën Falënderimeve me të dashurin e saj, balerinin Ahlamalik Williams, 26-vjeç.

Këngëtarja postoi foto e ulur në prehrin e të dashurit të saj, me një vello të zezë në fytyrë.

Fotot e festave të ndara nga mbretëresha e muzikës pop morën qindra-mijëra pëlqime, por edhe komente të shumta, përfshirë një në të cilin fansat dënojnë me forcë yllin për lidhjen e saj me një djalë 36 vjet më të ri dhe faktin se ai është vetëm dy vjet më i madh se vajza e saj Lourdes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kishte edhe nga ata që shkruan se Madonna mund të bënte shumë më mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti është së bashku prej disa kohësh dhe vitin e kaluar babai i balerinit doli në mbrojtje të djalit të tij.

“Dashuria nuk njeh moshë dhe unë jam i lumtur”, ka thënë babai i Williams për TMZ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?